Kryeministri izraelit, Benhamin Netanyahu ka thënë në një fjalim të martën se ekzistojnë tri “arsye kryesore" që ai dëshiron tani një armëpushim me Hezbollahun në Liban.
Netanyahu ka përmendur tri pika:
“Fokusi në kërcënimin iranian”
Kryeministri përmendi këtë si arsye të parë duke shtuar se nuk donte ta zgjeronte atë. Hezbollahu është një grup militant i mbështetur nga Irani në Liban, shkruan CNN.
“Për ushtrinë”
Një arsye e dytë, ka thënë ai, është "t'u jepnim forcave tona një frymë dhe të rimbushim rezervat".
"Ndarja e fronteve"
Së treti, ai ka përmendur luftën e Izraelit në Gaza. “Hamasi po llogariste që Hezbollahu të luftonte në krah të tij. Me Hezbollahun jashtë, Hamasi ka mbetur i vetëm. Ne do të rrisim presionin tonë mbi Hamasin dhe kjo do të ndihmojë Në lirimin e pengjeve që mbahen ende në enklavë”, ka deklaruar Netanyahu.
Netanyahu ka thënë gjithashtu se kohëzgjatja e një armëpushimi do të "varet nga ajo që ndodh në Liban".
Ai ka deklaruar e Izraeli do të rifillonte sulmet nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen duke riarmatosur, gërmuar tunele, lëshuar raketa ose rindërtuar infrastrukturën e tij pranë kufirit izraelit.
"Me mirëkuptimin e plotë të Shteteve të Bashkuara, ne ruajmë lirinë e plotë të veprimit ushtarak”, është shprehur ai.
Netanyahua gjithashtu ka thënë se ushtria izraelite e ka shtyrë Hezbollahun pas me dekada, duke vrarë disa nga komandantët e tij të lartë dhe duke shkatërruar infrastrukturën e tij.