Tre persona u zhdukën të shtunën pasi stuhitë masive dhe reshjet në juglindje të Zvicrës shkaktuan rrëshqitje dheu, njoftuan autoritetet.
Një grua u nxor e gjallë pasi kishte ngecur e bllokuar nga rrëshqitja e dheut në luginën alpine të Misoxit në Graubunden.
Një operacion shpëtimi për tre të tjerët është në vazhdim, raporton AP.
Diku tjetër në Zvicër, destinacioni turistik i Zermattit në kantonin jugor Valais pranë malit ikonik Matterhorn mbetet i paarritshëm.
Reshjet e dendura të shiut dhe shkrirja e borës kanë bërë që lumi Mattervispa të vërshojë e të dalë nga shtrati.
Hekurudha Matterhorn-Gotthard ndaloi operimet pa asnjë transport alternativ, njoftoi kompania hekurudhore në mediat sociale të shtunën në mëngjes.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin pjesët e poshtme të shtëpive të tyre, duke përfshirë bodrumet, dhe të qëndrojnë larg lumenjve. Njerëzit gjithashtu u këshilluan të mos filmonin ose fotografonin përmbytjet për arsye sigurie.