Tre persona janë vrarë të premten nga bombardimet ruse në Kharkiv, ka bërë të ditur kreu i rajonit të Kharkivit, Oleg Sinegubov.
Ai ka thënë se rreth 18 ndërtesa në rajonin e Kharkivit janë goditur nga artileria ruse. Sinegubov ka shtuar se të vrarët janë një 64-vjeçare, një 58-vjeçar dhe një 40-vjeçare.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë Turqinë të premten, për bisedime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Një burim diplomatik ka thënë për Reuters se Turqia pritet të nënvizojë vazhdimin e mbështetjes për integritetin e territorit ukrainas, dhe se është e interesuar të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës sa më shpejtë.
Lufta ruse në Ukrainë në hyrë në vitin e dytë në fund të muajit shkurt.