Botë

Tre të vdekur nga shembja e skelave në Lozanë, dhjetëra të lënduar

Zvicra

Tre punëtorë kanë mbetur të vdekur nga shembja e skelave në një ndërtesë 19-katëshe në Lozanë të Zvicrës të premten paradite. Siç raporton “20 Minutes”, dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të paktën katër persona u lënduan më rëndë, dy në gjendje mesatare dhe dy më lehtë, ka konfirmuar policia kantonale e Vaudit.

Ende nuk ka numër të saktë të të vdekurve dhe të lënduarve. Policia ka thënë se ka ende njerëz nën rrënoja.

“E gjithë fasada e ndërtesës 19-katëshe është shembur”, ka thënë Romandie Jean-Christophe Sauterel, zëdhënës i policisë kantonale Vaud.

Sipas dëshmitarëve, të cilët ishin të tronditur dhe në lot, një ashensor mallrash u rrëzua dhe mori me vete edhe skelat.

Ende nuk dihet shtetësia e të vdekurve.

Policia ka bllokuar rrugën. Ka frikë se mund të ketë shembje të tjera. 

VIDEO: