Botë

Tiktokeri i njohur vdiq teksa xhironte një video

Tiktokeri Edgar Garay, 27 vjeç, nga Indiana, i cili po bënte një video në platformën TikTok, vdiq pasi u rrëzua nga një shkëmb në Porto Riko.

Garay u pa duke u lëkundur drejt buzës së një shkëmbi të shtunën në Cabo Rojo për një video në rrjetin e famshëm social, thanë zyrtarët e Rojës Bregdetare. Ai ishte në një udhëtim njëditor në bregun jugperëndimor të ishullit.

“Ai ishte me një të afërm, i cili e paralajmëroi që të qëndronte larg skajit të shkëmbit”, ka thënë vëllai i Edgarit, Carlos Garay për NBC.

Edgar pësoi lëndime të rënda në kokë.