Botë

Terroristët e Brukselit shpallen fajtorë pas një gjyqi të gjatë

Një gjykatë në Bruksel i ka shpallur fajtorë gjashtë burra për terrorizëm, pas më shumë se shtatë vjetësh kur sulmet vetëvrasëse me bombë vranë 32 persona në aeroportin e qytetit dhe stacionin e metrosë në mars 2016.

Disa prej atyre që u gjendën në gjyqin e gjatë veçse ishin dënuar për pjesëmarrje në sulme terroriste në Paris.

Salah Abdeslam ishte arrestuar ditë para shpërthimeve të bombave në Bruksel, raportoi BBC.

Ai u shpall fajtor në Francë vitin e kaluar për sulmet në Paris më 2015 ku vdiqën 130 persona. Gjyqi belg tani e ka dënuar edhe për vrasje dhe tentim vrasje në Bruksel.

Një tjetër prej atyre që u shpallën fajtorë për të dyja sulmet, Mohamed Abrini, u identifikua nga kamerat kur po tentonte të ikte përmes aeroportit dhe eksplozivët e tij nuk shpërthyen.

Katër të tjerë u shpallën fajtorë për vrasje të lidhura me terrorizëm: Oussama Atar, Osama Krayem, Ali El Haddad Asufi dhe Bilal El Makhoukhi.

Krayem ishte parë me sulmuesin në stacionin e metrosë kur e hodhi veten në erë. Por, Atar, mendohet se kishte planifikuar sulmet në Paris nga Siria, u gjykua në mungesë dhe besohet se vdiq në Siri.

Sulmet në Bruksel ndodhën brenda një orë më 22 mars 2016.

Qindra persona mbetën të lënduar.