Botë

Tërmeti me magnitudë 6.4 trondit rajonin kufitar Guatemalë-Meksikë

Meksike-termet

Një tërmet i fortë tronditi kufirin e Meksikës dhe Guatemalës të dielën herët, pranë qytetit kufitar meksikan të Suchiates, ku një lum me të njëjtin emër ndan të dy vendet.

Tërmeti goditi pak para orës 6 të mëngjesit dhe epiqendra ishte pak larg bregut të Paqësorit. Tërmeti kishte një magnitudë prej 6.4 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së dhe një thellësi prej 75 kilometrash, raporton Associated Press. 

Agjencia kombëtare e parandalimit të fatkeqësive të Guatemalës konfirmoi një numër rrëshqitjesh të vogla dheu në autostrada në rajonin e Quetzaltenangos. Përtej kufirit në Meksikë, nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme, por pjesët më malore dhe të largëta të kufirit janë të prira  për rrëshqitje të dheut.