Botë

Një tërmet me magnitudë 6.2 godet Zelandën e Re

Zelanda e Re

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur brigjet perëndimore të Zelandës së Re të martën. Nuk ka paralajmërim për cunami.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se tërmeti ka ndodhur pak pas orës 1:00 të mëngjesit me kohën lokale. 

Tërmeti ka ndodhur 300 kilometra në jugperëndim të Invercargill, Zelanda e Re, dhe 10 kilometra nën det.

Vëzhguesit në Zelandën e Re e përshkruan tërmetin si të moderuar. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

Zelanda e Re, e cila është shtëpia e 5 milionë njerëzve, ndodhet në një hark defektesh sizmike rreth Oqeanit Paqësor, ku tërmetet dhe vullkanet janë të zakonshme.