Botë

Tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë Rihter dridhi Kosta Rikan

Termet

Një tërmet i fuqishëm 6.2 ballë Rihter ka dridhur Kosta Rikan të shtunën, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, raporton agjencia “Reuters”. 

Tërmeti ka goditur bregun veriperëndimor të Kosta Rikas. Epiqendra ishte rreth 41 kilometra në veriperëndim të qytetit Tamarindo dhe thellësi rreth 18 kilometra. 

Dridhjet janë ndie në pjesën më të madhe të vendit, por nuk është raportuar ende për ndonjë të lënduar apo dëme.

Agjencia e Emergjencave e Kosta Rikës ka thënë se nuk ka pasur raportime për dëme apo të lënduar, por banorët lokalë janë frikësuar. 

“Ishte vërtetë e frikshme. Shtëpia ime është dykatëshe dhe mund ta ndieje vërtetë. Jemi vërtetë të frikësuar”, ka thënë banorja Lidiette Vasquez. 

Ajo ka shtuar se që nga e premtja ka pasur tërmete në atë zonë.