Greqia është goditur nga një tërmet në orët e vona të së hënës.
Tërmeti është regjistruar me 4.2 shkallë të Rihterit.
Siç është bërë e ditur nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 13 km nga Nea Moudhania dhe 63 kilometra nga Selaniku.
EMSC-ja ka njoftuar se thellësia e këtij tërmeti ishte 14.5 km.
Ende nuk dihet nëse nga ky tërmet ka të lënduar apo dëme materiale.