Një tërmet i rrallë ka goditur New Jerseyn në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shkundur ndërtesat në New York City dhe zonat përreth.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se epiqendra e tërmetit 4.8-shkallësh ishte në verilindje të New Jerseyt.
Një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gazën në zyrat në New York u ndërpre përkohësisht.
“A është ky tërmet?” ka thënë përfaqësuesja e “Save the Children”, Janti Soeripto, që po fliste në atë moment.
Ndërtesat janë shkundur edhe në Brooklyn.
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:20, sipas kohës lokale në SHBA. Nuk është raportuar për dëme të mëdha.