Botë

Tërmet i fuqishëm 6.1 ballë Rihter në Japoni

Termet

Një tërmet i fuqishëm, me shkallë 6.1 ballë Rihter ka goditur prefekturat Iwate dhe Aomori në veri të Japonisë të martën me kohë lokale, raporton Agjencia Sizmologjike e Japonisë transmeton agjencia “Reuters”.

Epiqendra ishte në pjesën bregdetare veriore të prefekturës Iwate, ndërsa nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

Nuk është raportuar për dëme.