Botë

Tërmet 6,9 shkallësh të Rihterit në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami

Japoni

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar të hënën një paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6.9 që ndodhi në brigjet e Japonisë jugperëndimore.

Tërmeti ka ndodhur pak pas orës 21:19. me orën lokale, ka bërë të ditur agjencia, raporton CNN.

Autoritetet u kanë kërkuar vendasve që të mos hyjnë në det ose të afrohen në bregdet derisa të hiqet paralajmërimi për cunami, ka shkruar agjencia meteorologjike e vendit në X.

Nuk dihet ende nëse tërmeti ka shkaktuar pasoja në njerëz apo edhe materiale.