Botë

Telashet gjatë fluturimit detyrojnë aeroplanin “Air Franca” të kthehet nga ku u nis

Një aeroplan pasagjerësh i Air France që fluturonte nga Osaka në Japoninë perëndimore për në kryeqytetin francez Paris, u kthye të dielën pasi radarët e motit dhe matësit e shpejtësisë nuk funksionuan gjatë fluturimit mbi Oqeanin Paqësor.

Asnjë nga 324 pasagjerët dhe ekuipazhi nuk u lëndua, por skaji kryesor i avionit u dëmtua dhe shkaku po hetohet, tha agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Zyrën e Ministrisë së Transportit në Aeroportin Ndërkombëtar Kansai.

Fluturimi 291 i Air France u ngrit nga aeroporti Kansai rreth orës 11:15.