Botë

Të paktën pesë të plagosur nga një sulm me raketë në bazën amerikane në Irak

irak

Të paktën pesë pjesëtarë të personelit amerikanë janë plagosur në një sulm kundër bazës ushtarake në Irak të hënën, raporton Reuters.

Sulmi ka ardhur pas kërcënimeve të Iranit dhe aleatëve të tij për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së anëtarëve të grupeve militante Hamas dhe Hezbollah.

Dy raketa “Katyusha” u lëshuan në bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, kanë thënë dy burime të sigurisë së Irakut. Një burim irakian i sigurisë tka deklaruar se raketat ranë brenda bazës. 

Është e paqartë nëse sulmi është i lidhur me kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit. 

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se një nga amerikanët është plagosur rëndë.  

“Personeli i bazës po kryen vlerësim të dëmeve”, ka shtuar një nga zyrtarët.