Botë

Të paktën katër të arrestuar në Gjermani nën dyshimet për kontrabandim të qenieve njerëzore

Gjermani

Ilustrim

Të paktën katër persona janë arrestuar në jugperëndim të Gjermanisë të martën, pas një serie të bastisjeve të mbajtura për shkak të dyshimeve për kontrabandim të qenieve njerëzve, ka thënë një zëdhënës i policisë federale.

Bastisjet janë bërë në Mannheim dhe në zonat përreth Karlsruhes dhe Wormsit, me rreth 24 prona të kontrolluara, ka thënë zëdhënësi.

400 zyrtarë policorë i kanë kryer bastisjet bashkë me policinë federale, zyrën e prokurorit publik dhe doganat qendrore të përfshira, raporton “Reuters”.

Rasti lidhet me një grup të migrantëve nga rajoni i Kaukazit që janë kontrabanduar në Gjermani për të punuar ilegalisht, nën pagën minimale, si në kantieret e ndërtimit, ka thënë zëdhënësi.

Hetimi ka nisur pasi një nga migrantët që qe marrë në pyetje është kapur teksa përpiqej të largohej nga Gjermania përmes aeroportit të Frankfurtit, sipas policisë.

Më herët këtë muaj, qeveria gjermane ka nisur kontrollet e rrepta në të gjithë kufijtë tokësorë, në atë që e ka quajtur përpjekje për ta ndaluar migrimin e parregullt dhe për t’i mbrojë banorët nga kërcënimet e sigurisë.