Botë

Të paktën gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kharkiv

Sulmet në Kharkiv

Sulmet në Kharkiv

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, sipas kreut rajonal.

Dy persona të tjerë mbetën të zhdukur pas sulmit, në të cilin forcat ruse goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës të paktën 15 herë me dronë, ka deklaruar Oleg Sinegubov, raporton BBC.

Ai i ka këshilluar njerëzit në qytet që të qëndrojnë të strehuar.

Kompania shtetërore e hekurudhave të Ukrainës ka thënë se disa nga ndërtesat e saj janë dëmtuar në sulm dhe se një numër i punonjësve të saj janë lënduar.

Në fillim të këtij muaji, forcat ruse nisën një ofensivë të ripërtërirë në rajonin e Kharkivit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky ka thënë se sulmet në Kharkiv tregojnë se Rusia është duke përfituar nga mungesa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Furnizimet e sistemeve të raketave tokë-ajër të prodhuara nga SHBA-ja u vonuan nga mospajtimet në Kongres mbi një paketë ndihme prej disa miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila u miratua vetëm muajin e kaluar.

Zelensky ka bërë thirrje vazhdimisht për më shumë raketa të mbrojtjes ajrore dhe furnizim me avionë luftarakë modernë nga aleatët e tij.