Botë

Të paktën dy të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos

SHBA zjarret

Foto: Associated Press

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, si pasojë e zjarreve që kanë mbërthyer qytetin e Los Anxhelosit, të mërkurën.

Zjarrfikësit po vazhdojnë ndërkohë “të luftojnë” për të shuar disa vatra të zjarrit në qytet, kanë bërë të ditur autoritetet, raporton BBC. 

Shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Kathryn Barger, u ka kërkuar banorëve të qytetit që "të dëgjojnë këshillat e reaguesve të parë".

Zyrtarët thonë se një nga katër zjarret që janë aktive, i quajtur Palisides, ka shkaktuar djegien e më shumë se 1,000 objekteve, teksa një tjetër, i quajtur zjarri Eaton, ka djegur 100 të tjera.

Ndërkohë, zjarri i pestë, që është më i vogël, është vënë nën kontroll.

Raportohet se qindra shkolla janë mbyllur si pasojë e zjarreve, teksa qindra e mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.