Botë

Të paktën 7 të plagosur si pasojë e sulmit rus në Kharkiv

Ukrainë - sulm me dronë

Të paktën shtatë persona janë plagosur si pasojë e një sulmi rus në qytetin ukrainas të Kharkivit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas të martën.

Si pasojë e këtij sulmi me dronë, janë dëmtuar mbi 25 kamionë, autobusë dhe automjete të tjera.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se kanë rrëzuar 28 nga 29 dronët Shahed të nisur drejt Ukrainës mbrëmjen e së hënës deri të martën, raporton “Associated Press”. 

Sulmet ruse përgjatë vijës së frontit në veri të rajonit të Kharkivit pothuajse janë përgjysmuar në krahasim me një ditë më parë, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Sipas autoriteteve rajonale, pothuajse 11 mijë njerëz janë evakuuar nga zonat kufitare në veri që kur Rusia filloi aksionet e saj të sulmit atje më 10 maj.