74 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit transportues ushtarak rus që po barte të burgosurit ukrainas të luftës, Ilyushin-76, shkruan BBC të mërkurën.
Aeroplani është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Agjencia e lajmeve Ria Novosti ka thënë se në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit. 65 të burgosur ukrainas ishin në aeroplan. Asnjë nuk ka mbijetuar.
Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov ka thënë se ishte në dijeni të një “incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi aeroplanin duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale.
VIDEO:
‼️ Il-76 military plane crashes in Belgorod region
— NEXTA (@nexta_tv) January 24, 2024
There were 63 people on board, Russian media reported. All of them died
The estimated value of the plane is 27 million dollars.
The Russian Defense Ministry said that there were Ukrainian prisoners on board the plane. The… pic.twitter.com/3doCOmZuX7