Botë

Të paktën 65 të lënduar pasi forcat ruse sulmojnë qytetin Sumy

Ukraine

Foto: Associated Press

Të paktën 65 persona janë lënduar, 14 prej tyre fëmijë, si pasojë e një sulmi me raketa që forcat ruse kanë nisur të hënën pasdite në qendër të qytetit Sumy, duke goditur ndërtesat e banimit dhe një shkollë.

Kryebashkiaku në detyrë i Sumyt, Artem Kobzar, ka dhënë shifrat për viktimat por nuk ka specifikuar nëse fëmijët e plagosur ishin në shkollë gjatë sulmit. 

Sulmi vjen pas sulmeve ruse gjatë natës të së dielës që vranë shtatë persona.

Sulmet ndodhën gjatë negociatave të armëpushimit në Arabinë Saudite, në të cilat Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë bisedime indirekte të ndërmjetësuara nga SHBA-ja.