Botë

Të paktën 5 të vdekur dhe 36 të lënduar pas zjarrit në një ndërtesë në Hong-Kong

Hong-Kong

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë banimi 16-katëshe në lagjen Jordan të Hong Kongut, mëngjesin e së mërkurës. 

Rreth 250 banorë arritën t’i shpëtonin zjarrit që përfshiu ndërtesën New Lucky House, raporton “Associated Press”.

Shërbimi i zjarrfikësve ka bërë të ditur se zjarri i cili kaploi katin e parë dhe të dytë të ndërtesës 16-katëshe është shuar. 

New Lucky House ka 200 njësi banimi dhe është ndërtuar në vitin 1964.

Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka njoftuar se hetimet për shkakun e zjarrit po vazhdojnë.