Botë

Të paktën 40 të vdekur nga një sulm izraelit në Libanin lindor

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Libanin lindor të mërkurën, sipas ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Një zyrtar izraelit ka thënë se sulmet, në provincat e Baalbek dhe Bekaa, kishin në shënjestër operativët e grupit të armatosur të mbështetur nga Irani, Hezbollah, raporton BBC.

Ministri i Kulturës i Libanit ka thënë se një nga sulmet dëmtoi rëndë një ndërtesë të epokës osmane në afërsi të rrënojave romake në qytetin Baalbek, i cili është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Sulmet izraelite goditën gjithashtu Bejrutin jugor të mërkurën, pasi Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) lëshuan paralajmërime evakuimi. Ushtria ka thënë se ka goditur qendrat komanduese të Hezbollahut, dyqanet e armëve dhe infrastrukturën tjetër.

Ndërkohë, një raketë e lëshuar nga luftëtarët e Hezbollahut nga Libani vrau një izraelit në Izraelin verior, thanë mjekët.