Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi ajror izraelit, i cili goditi një ndërtesë banimi në pjesën veriore të Gazës, përderisa raportimet paralajmërojnë se Ushtria izraelite është duke u përgatitur për ta marrë në kontroll të gjithë qytetin e Rafah, si pjesë e korridorit të ri të sigurisë.
Mjekët në spitalin al-Ahli kanë thënë se bombardimi i së mërkurës i një ndërtese katërkatëshe në paralagjen Shijaiyah të qytetit të Gazës kishte vrarë të paktën 8 gra dhe fëmijë, teksa punëtorët e shpëtimit vazhdonin të kërkonin për të mbijetuar nën rrënoja deri në mbrëmje, transmeton The Guardian.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se sulmi kishte për cak një zyrtar të lartë të Hamasit.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), rreth 400,000 persona janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli braktisi marrëveshjen për armëpushim me Hamasin dy muaj më parë.
Në total, 1,500 palestinezë janë vrarë dhe 3,700 të tjerë janë lënduar që prej rifillimit të ofensivës ushtarake, sipas zyrtarëve lokalë të ministrisë së Shëndetësisë.