Forcat ushtarake të Rusisë kanë lëshuar sulme masive me dronë në rajonet lindore të Ukrainës gjatë mbrëmjes të së martës, duke shkaktuar zjarre dhe lënduar të paktën 22 persona, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Një zonë rezidenciale në qytetin e Kramatorskut, pjesë e rajonit të Donetskut, u sulmua dukë lënë të lënduar tre persona, përfshirë një fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë.
Forca Ajrore e Ukrainës ka thënë se ka rrëzuar 32 prej 55 dronëve të lëshuar nga Rusia brenda natës, ndërsa 8 dronë të tjerë nuk kanë arritur shënjestrën e caktuar.
Nuk është specifikuar se çfarë ka ndodhur me 15 dronët e mbetur.
Një sulm tjetër në Dnipro ka shkaktuar zjarr, dëmtuar shtëpi dhe makina, si dhe ka lënduar 15 persona, ka njoftuar kryebashkiaku i rajonit të Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak, përmes rrjetit social Telegram.
Sulmet ruse kanë prekur edhe qytetin verilindor të Kharkivit. Kryebashkiaku i këtij qyteti, Ihor Terekhov, ka njoftuar për mbi 20 sulme gjatë natës së kaluar.