Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve izraelite të hënën në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur mjekët palestinezë.
Një nga sulmet ajrore ka goditur një kamp tende në të ashtuquajturën "zonë humanitare" të al-Maëasi, e cila ka qenë në shënjestër të sulmeve ajrore vdekjeprurëse izraelite më parë dhe thuhet se është e mbipopulluar.
Sulmi ajror ka vrarë tetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, sipas spitalit Nasser në qytetin jugor të Khan Younis.
Teksa ofensiva izraelite në Gaza vazhdon, zyrtarë të afërt me bisedimet e armëpushimit që po zhvillohen në Kajro, po deklarojnë vazhdimisht se qëndrimet janë përafruar dukshëm, pavarësisht se ka ende disa dallime.