Përditësuar (10:19) - Ka shkuar në 24 numri i njerëzve që kanë humbur jetën pasi zjarret e shumta vazhdojnë të shkatërrojnë rajonin juglindor të Koresë së Jugut.
Shumica e viktimave janë në të 60-at dhe 70-at e tyre, thonë autoritetet, duke shtuar se rreth 26 persona janë lënduar, 12 prej të cilëve janë në gjendje kritike, pasi zjarret vdekjeprurëse kanë detyruar më shumë se 23,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zjarret djegën tempullin 1300-vjeçar të Gounsa në qytetin Uiseong, ku shumë relike kulturore u hoqën dhe u transportuan në tokë më të sigurt.
Të paktën 18 të vdekur nga zjarret në Korenë e Jugut
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë lënduar si pasojë e zjarreve në Korenë e Jugut të cilat po shkatërrojnë juglindjen e vendit, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Brendshme dhe Sigurisë.
Kriza "e paprecedentë" mbetet kritike, sipas presidentit në detyrë Han Duck-soo, i cili ka thënë se zjarret po thyejnë rekordet për zjarret më të këqija në historinë e kombit, raporton BBC.
Më shumë se 23,000 njerëz janë evakuuar dhe disa objekte kulturore të trashëgimisë janë prekur, duke përfshirë një tempull budist 1,300-vjeçar që është shkatërruar.
Një helikopter zjarrfikës është rrëzuar në malet e qarkut Uiseong pak pas mesditës të së mërkurës, sipas autoriteteve, të cilët po hetojnë shkakun.
Mijëra zjarrfikës dhe rreth 5,000 personel ushtarak janë vendosur për të kontrolluar flakët e shumta, teksa disa helikopterë nga ushtria amerikane janë vendosur në vend.
Zjarret e mëdha janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut dhe vdekjet e lidhura me to janë të rralla.Zjarret aktuale, që kanë lënë të vdekur 18 persona gjatë ditëve të fundit, janë tashmë më vdekjeprurësit në historinë e vendit.
Rreth 17,000 hektarë pyje janë shkatërruar gjithashtu.
Zjarret e ndezura në qytetin Uiseong dogjën tempullin Gounsa, i ndërtuar në vitin 618 pas Krishtit, i cili ishte një nga tempujt më të mëdhenj në provincë.