Botë

Të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Liban

Foto: Associated Press

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një ndërtesë në Shmustar, në rajonin Baalbek të Libanit, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Sipas njoftimit, në mesin e të vrarëve janë një nënë dhe katër fëmijë, raporton AP. 

Lufta e plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu në shtator. Sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 3,500 njerëz në Liban, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Luftimet kanë zhvendosur rreth 1.2 milionë njerëz, ose një të katërtën e popullsisë së Libanit.

Nga ana izraelite, rreth 90 ushtarë dhe gati 50 civilë janë vrarë nga bombardimet në Izraelin verior dhe nga luftimet.