Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe 16 të lënduar, pasi një autobus me pelegrinë ka rënë në një hendek të thellë në Pakistanin jugperëndimor.
Autobusi po udhëtonte drejt një rajoni fetar në Baluchistan, të mërkurën vonë, në festimet e ditës së parë të Fitër Bajramit në Pakistan, kur shoferi kishte humbur kontrollin mbi të në rajonin Las Bela, vetëm 25 kilometra nga vendi ku do të shkonin pelegrinët, raporton AP.
Ata që kanë marrë lëndime serioze, që janë 15, janë dërguar në një spital në provincën fqinje, Sindh.
Në autobus ishin 33 persona, përfshirë edhe shoferin, në momentin e aksidentit.
Dëshmitarët dhe të afërmit e disa prej të cilëve ishin në autobus, kanë thënë se aksidenti ka ndodhur pasi rruga ishte e lakuar.