Botë

Shkon në 232 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Etiopi

Rreshtqitja e dheut Etiopi

Foto: Associated Press

Rrëshqitja e dheut në Etiopi që është shkaktuar nga shiu i dendur ka shkaktuar vdekjen e të paktën 232 personave, raporton agjencia “AP”. Në mesin e të vdekurve janë edhe shumë persona që ishin aktivizuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. 

Fëmijë dhe gra shtatzënë janë në mesin e viktimave në qarkun Kencho Shacha Gozdi në jug të Etiopisë. 

Numri i të vdekurve është rritur dukshëm, nga 55 sa ishte të hënën mbrëma. 
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. 
 


Të paktën 157 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në jug të Etiopisë

Të paktën 157 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në një zonë të Etiopisë, e cila është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm, sipas autoriteteve lokale.

Në mesin e viktimave në distriktin Kencho Shacha Gozdi të Etiopisë jugore ka fëmijë dhe gra shtatzëna, ka thënë administratori lokal, Dagmawi Ayele, raporton AP.

Shumica e viktimave kanë përfunduar nën dhe nga rrëshqitja mëngjesin e së hënës, teksa punonjësit e shpëtimit kanë kërkuar nëpër terren për të mbijetuar.

Sipas Ayele, pesë persona janë nxjerrë të gjallë nga dheu.

“Ka fëmijë që po përqafojnë kufoma, që kanë humbur të tërë familjen, përfshirë nënën, babanë, vëllanë dhe motrën”, ka thënë ai.

Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme gjatë sezonit të reshjeve në Etiopi, i cili ka nisur në korrik dhe pritet të vazhdojë deri në mes të shtatorit.