Botë

Të paktën 144 persona të vdekur e 732 të lënduar si pasojë e tërmetit në Birmani

Termet

Foto: Associated Press

Të paktën 144 persona kanë vdekur dhe 732 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Birmaninë të premten, ka bërë të ditur televizioni shtetëror i vendit përmes rrjetit social Telegram të premten.

Shefi i juntës ushtarake ka ftuar të gjitha shtetet të ndihmojnë, si dhe ka paralajmëruar se do të ketë më shumë viktima. Vendi ka pranuar ofertat për ndihmë të Indisë dhe vendeve të organizatës rajonale ASEAN.

Më herët gjatë ditës, diktatura ushtarake e Birmanisë pati konfirmuar se vendi po përballet me shumë fatalitete dhe lëndime si pasojë e tërmetit të së premtes, ndonëse nuk përmendi shifra.

“Shumë njerëz të lënduar janë shtrirë nëpër spitalet afër epiqendrës së tërmetit, si dhe në kryeqytetin e Napydaw. Këto spitale kanë nevojë për gjak, si rrjedhojë kërkohet nga dhuruesit e gjakut të kontaktojnë menjëherë spitalet për të bërë donacion”, kishte transmetuar televizioni publik shtetëror.

Lexo përditësimet tjera
termet

Tërmet me magnitudë 7.7 shkallë të Rihterit në Birmani, në Bangkok shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Një tërmet me magnitudë prej 7.7 shkallë të Rihterit ka goditur Birmaninë qendrore të premten, kanë...