Botë

Të paktën 14 të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në Vietnam

Zjarr në Vietnam

Zjarr në Vietnam

Foto: Associated Press

Një zjarr gjatë natës në një ndërtesë të vogël apartamentesh në Hanoi të Vietnamit ka lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe të plagosur të paktën gjashtë të tjerë, ka bërë të ditur media shtetërore të premten.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Vietnam ka thënë se zjarri filloi rreth orës 12:30 të mëngjesit dhe u shoqërua me disa shpërthime, raporton AP.

Të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen në një spital në Hanoi.

U desh një orë për të shuar zjarrin dhe media shtetërore raportoi se 24 banorë ishin në ndërtesë, shtatë në familjen e pronarit dhe 17 qiramarrës.

Ndërtesa ishte në një rrugicë të ngushtë në Hanoi qendror me disa dhoma të disponueshme me qira.

Zjarri filloi nga një oborr i vogël përballë ndërtesës që përdorej si garazh për shitjen dhe riparimin e biçikletave elektrike, raportojnë mediat shtetërore.