Të paktën 129 persona janë vrarë gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga burgu qendror “Malaka” në kryeqytetin Kinshasa të Kongos, ka thënë qeveria e Republikës Demokratike të Kongos, duke shtuar se situata tani është nën kontroll.
Ministri i Brendshëm, Shabani Lukoo, ka njoftuar në Twitter se depoja e ushqimit, spitali dhe zyrat administrative janë përfshirë nga zjarri e se 59 persona janë lënduar.
“Përpjekja masive e arratisë në burgun qendror ‘Makala’ rezultoi në humbje të jetëve dhe dëme të mëdha materiale”, ka thënë Lukoo.
Më herët, një zyrtar i burgut ka thënë se asnjë i burgosur nuk ka arritur të arratisej, duke shtuar se kush është përpjekur është vrarë.
Qeveria ishte duke e hetuar incidentin.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së dielës. Të burgosurit i kanë thënë Reutersit se kishin dëgjuar të shtëna të shumta të armëve dhe zërin e të burgosurve jashtë.