Botë

Taxhikistani ka arrestuar 9 të dyshuar për lidhje me sulmin në Moskë

Të dyshuarit për sulm

Komiteti i sigurisë i Taxhikistanit i ka arrestuar nëntë persona të hënën

Foto: Associated Press

Taxhikistani ka arrestuar nëntë persona këtë javë, të dyshuar për lidhje me sulmin masiv në sallën e koncerteve në Moskë, të premten e kaluar, dhe për lidhje me grupin militant islamik, i cili e ka marrë përgjegjësinë, kanë thënë burimet për Reuters.

Katër të dyshuarit kryesorë për sulmin më vdekjeprurës në Rusi në 20 vjet, janë qytetarë të Taxhikistanit. Ata janë arrestuar në Rusi bashkë me shtatë të tjerë të dyshuar, disa prej të cilëve vijnë po ashtu nga kombi ish-Sovjektik i Azisë Qendrore.

Komiteti i sigurisë i Taxhikistanit i ka arrestuar nëntë persona të hënën në qytetin e Vakhadit, dhe të dyshuarit janë tani në kryeqytetin Dushanbe, ka thënë burimi, pa dhënë detaje të tjera.

Të paktën 143 persona janë vrarë në sulmin që ka ndodhur derisa njerëzit pritnin për një koncert, në afërsi të Moskës. 

Taxhikistani, i cili është anëtar i bllokut të sigurisë të udhëhequr nga Rusia, dhe ka një bazë ushtarake ruse, ka hetuar edhe familjarët e të dyshuarve, të cilët Rusia mund t’i marrë në pyetje në Dushanbe, kanë thënë burimet. 

Kombi mbizotërues mysliman prej 10 milionë banorësh në kufi me Afganistanin varet shumë nga remitancat nga punëtorët emigrantë që punojnë në Rusi. Ekonomia e saj u shkatërrua nga një luftë civile në vitet 1990.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në sallën e koncerteve. Mirëpo hetuesit rusë kanë deklaruar të enjten se kanë gjetur prova se sulmuesit ishin të lidhur me “nacionalistët ukrainas”.

Kievi e ka mohuar fuqishëm se është i përfshirë në sulm.

LEXO EDHE: