Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka thënë se politikat ekonomike të Donald Trump "ia vlejnë" edhe nëse ato çojnë në një recesion.
"Këto politika janë gjëja më e rëndësishme që Amerika ka pasur ndonjëherë”, ka thënë Lutnick, në një intervistë për CBS Neës.
"E vetmja arsye që mund të ketë një recesion janë marrëzitë e Bidenit me të cilat duhej të jetonim. Këto politika prodhojnë të ardhura. Ato prodhojnë rritje. Ato prodhojnë fabrika që ndërtohen këtu”, ka shtuar ai.
Duke mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, Lutnick e ka mohuar se përdorimi i tarifave nga Tumpi po shkakton kaos.
Komentet e tij vijnë pasi Trumpi është pyetur në Fox Neës nëse ekonomia amerikane po përballej me një recesion ose rritje të çmimeve si rezultat i vendimeve të tij për tarifat. Në vend të kësaj, presidenti ka pretenduar se SHBA-ja ishte në një "periudhë tranzicioni".
"Ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë”, ka deklaruar Trump.