Botë

Suspendohet polici pas videos ku shihet duke goditur një person në aeroportin e Manchesterit

Policia britanike - ilustrim

Policia britanike - ilustrim

Një oficer policie është suspenduar pas qarkullimit të një videoje në internet ku shihet një burrë teksa goditet me shkelma dhe shtypet në kokë nga ai në aeroportin e Manchesterit.

Policia e Manchesterit konfirmoi se një oficer ishte larguar nga të gjitha detyrat pas një "shqyrtimi të plotë të informacionit të mëtejshëm" të incidentit, i cili ndodhi të martën, raporton BBC.

Policia ka thënë po ashtu se kuptonte "shqetësimet e thella" që ishin "ngritur gjerësisht" pasi videoja shkaktoi një protestë jashtë stacionit të policisë Rochdale.

Fotografi e shkëputur nga video 

Turmat mund të dëgjoheshin duke brohoritur "turp për ty" në demonstratën ku qindra njerëz ishin mbledhur të mërkurën mbrëma.

Në lidhje me incidentin e treguar në klip, një zëdhënës i policisë ka thënë se oficerët e armëve të zjarrit ishin goditur me grusht në tokë pasi ishin përpjekur të bënin arrestim pas një përleshjeje në aeroport.

Kishte një "rrezik të qartë" që t'u merreshin armët, tha ai, duke shtuar se të tre ishin dërguar në spital, njëri me hundë të thyer.

Katër persona u arrestuan nën dyshimin për sulm dhe grindje.

VIDEO: