Botë

Surfisti shpëtohet falë fjalës “help” që shkroi me gurë

Surfisti shpëtohet falë fjalës “help” që shkroi me gurë

Foto: Associated Press

Një surfist është shpëtuar pasi ka përdorur gurë për të shkruar “help” (ndihmë) kur ngeci në bregdet në veri të Kalifornisë.

Shenja e tij e ndihmës u pa nga një helikopter privat dhe autoritetet më pas u thirrën. Autoritetet kanë thënë se vendi ku kishte ngecur ai ishte i shkretë dhe me qasje të vështirë.

Një helikopter shpëtimi e ngriti surfistin, ndërsa u ndihmua edhe nga departamenti i zjarrfikësve.

Burri ishte në gjendje të mirë dhe nuk iu deshtë të trajtohej në spital, raportoi The Guardian.