Botë

Sulmet izraelite në Rafah vranë 18 persona, kryesisht fëmijë

Sulmet ne Rafah

Foto: Associated Press

Sulmet izraelite gjatë natës në qytetin jugor të Gazës, Rafah, vranë 18 njerëz, përfshirë 14 fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, raporton agjencia “AP”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë miratimit të ndihmës miliarda dollarë për aleaten e saj të afërt. 

Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës ka kërkuar strehim nga luftimet. Ai është zotuar gjithashtu të zgjerojë ofensivën tokësore në qytetin në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, përfshirë edhe nga SHBA-ja.

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi të shtunën një pako ndihme prej 26 miliardë dollarësh që përfshin rreth 9 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Gazën, raporton “Associated Press”. Por, për mbetet te Senati për të aprovuar këtë ndihmë. 

Në sulmin e parë në Rafah u vra një burrë, gruaja e tij dhe fëmija e tyre 3-vjeçar, sipas Spitalit Kuvajtian aty pranë, ku u dërguan trupat e pajetë. Gruaja ishte shtatzënë dhe mjekët arritën ta shpëtonin foshnjën, tha spitali.

Në sulmin e dytë u vranë 13 fëmijë dhe dy gra, të gjithë nga e njëjta familje, sipas të dhënave të spitalit. Një sulm ajror në Rafah një natë më parë vrau nëntë persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë.
Lufta Izrael-Hamas ka vrarë mbi 34 mijë palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë dhe ka shkatërruar dy qytetet më të mëdha të Gazës dhe ka lënë një pjesë të shkatërrimit në të gjithë territorin. Rreth 80% e popullsisë janë larguar nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të enklavës bregdetare të rrethuar. Ekspertët kanë paralajmëruar krizë të thellë ushqimi.

Konflikti, tashmë në muajin e tij të shtatë, ka ndezur trazira rajonale duke vendosur Izraelin dhe SHBA-në kundër Iranit dhe grupeve militante aleate në të gjithë Lindjen e Mesme. Izraeli dhe Irani shkëmbyen zjarr direkt në fillim të këtij muaji, duke rritur frikën e një lufte të gjerë.

Shkon në 22 numri i të vrarëve në Rafah

11 muaj më parë / 21 pri 2024 18:24
Gaza

Ka shkuar në 22 numri i të vrarëve në qytetin jugor të Gazës, Rafah nga sulmet izraelite.

Në mesin e të vrarëve janë 18 fëmijë, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë të dielën, raporton AP.

Ky sulm ka ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë miratimit të ndihmës në vlerë prej miliarda dollarësh për aleaten e saj.

Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës ka kërkuar strehim nga luftimet. Ai është zotuar gjithashtu të zgjerojë ofensivën tokësore në qytetin në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, përfshirë edhe nga SHBA-ja.