Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se grupi i Shtetit Islamik po përpiqet “të rindërtohet” pasi numri i sulmeve në Siri dhe Irak është gati të dyfishohet me atë të një viti më parë.
IS-i ka marrë përsipër 153 sulme në të dyja shtetet në gjashtë muaj të parë të 2024-s, ka thënë komanda. Sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes, grupi ishte prapa 121 sulmeve në Siri dhe Irak në vitin 2023.
“Rritja e sulmeve tregon se ISIS po përpiqet të rikonstituohet pas disa vitesh rënie të kapacitetit”, ka thënë Komanda Qendrore, raportoi AP.
Njoftimi vjen në 10-vjetorin që kur grupi militant shpalli kalifatin e tij në pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Në kulmin e tij, grupi sundonte një zonë sa gjysma e Mbretërisë së Bashkuar, ku u përpoq të zbatonte interpretimin e tij ekstrem të Islamit, i cili përfshinte sulme ndaj grupeve të pakicave fetare dhe ndëshkime të ashpra të myslimanëve që konsideroheshin të pafe.
Militantët vranë mijëra pjesëtarë të minoritetit Yazidi dhe rrëmbyen mijëra gra e fëmijë.
Një koalicion prej mbi 80 shtetesh, udhëhequr nga SHBA-ja, u formua për ta luftuar IS-in, që humbi qëndrimin në territorin e kontrolluar në Irak dhe Siri.