Të paktën 13 persona raportohet se janë vrarë në sulmet ajrore në të gjithë Gazën gjatë natës të së martës, pasi Izraeli ka rifilluar operacionet luftarake në territorin palestinez.
Dy civilë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur kur një dron izraelit goditi një tendë pranë zonës humanitare al-Mawasi, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar mjekët e Gjysmëhënës së Kuqe.
Ushtria izraelite ka thënë se kishte shënjestruar atë që e quajti një vendndodhje ushtarake të Hamasit nga ku grupi po përgatitej të qëllonte në Izrael. Anijet e kontrolluara nga Hamasi u goditën gjithashtu, ka njoftuar ushtria, raporton BBC.
Sulmet kanë ndodhur pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se luftimet do të riktheheshin "me forcë të plotë", duke shtuar se "Ky është vetëm fillimi".
Bombardimi nuk është i të njëjtës shkallë si të martën, kur ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi njoftoi se më shumë se 400 njerëz ishin vrarë.
Sulmet e së martës ishin më të rëndat që nga hyrja në fuqi e një marrëveshjeje të brishtë të armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve më 19 janar, dhe erdhën pasi Izraeli dhe Hamasi nuk arritën të bien dakord se si ta kalonin atë përtej fazës fillestare.
Marrëveshja përfshin tri faza dhe negociatat për fazën e dytë duhej të fillonin gjashtë javë më parë, por kjo nuk ka ndodhur.
Sipas fazës së dytë të propozuar, Izraeli do të tërhiqte trupat nga Gaza, por Izraeli dhe SHBA-ka në vend të kësaj kërkuan një zgjatje të fazës së parë, me lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë.
Netanyahu e konsideroi rifillimin e luftimeve si një kthim në qëllimet kryesore të Izraelit, kthimin e pengjeve por familjet e pengjeve e kanë kritikuar vendimin, duke thënë se ai tregonte se qeveria kishte hequr dorë nga të dashurit e tyre.
Izraeli thotë se Hamasi po mban ende 59 pengje, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë.
Vriten dy punonjës të OKB-së nga sulmet në Gaza
OKB-ja thotë se dy nga punëtorët e saj janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një kompleks në Gaza është goditur të mërkurën.
Ministria e Shëndetësisë e territorit palestinez të drejtuar nga Hamasi ka fajësuar një sulm izraelit dhe ka thënë se pesë punëtorë të huaj të plagosur rëndë kishin mbërritur në spital pas incidentit.
Ushtria izraelite e ka mohuar të ketë sulmuar kompleksin e OKB-së në Deir al-Balah, raporton BBC.
Izraeli ka rikthyer luftimet në Gaza pas një armëpushimi dy mujor, duke nisur një valë sulmesh që vranë më shumë se 400 njerëz vetëm të martën, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ka "rifilluar luftimet me forcë të plotë", duke shtuar se "ky është vetëm fillimi".
OKB-ja ka thënë se rrethanat e incidentit në kompleksin Deir al-Balah mbetën të paqarta. Ajo nuk e ka fajësuar Izraelin për vdekjet.
Të paktën 13 persona janë vrarë në sulmet ajrore në të gjithë Gazën gjatë natës të së martës.