Tre persona kanë mbetur të vdekur si dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një sulmues ka hapur zjarr në një supermarket në Arkansas në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi u plagos nga policia dhe më pas u mor në mbajtje.
Në mesin e të plagosurve janë edhe dy policë, raportoi NYT.
Sulmuesi është një 44-vjeçar dhe motivet e tij për sulmin nuk dihen ende.
Ai do të ngarkohet me tri akuza për vrasje dhe të tjera më pas.