Botë

Sulm me thikë në Holandë, një i vrarë e dy të plagosur

Sulmi terrrorist ne Holande

Foto: JB Media

Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në urën Erasmus në Rotterdam të Holandës, raporton “De Telegraaf”.

Policia e Rotterdamit ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë. 

Sipas dëshmitarëve, një burrë ka goditur në mënyrë të egër personat në urë. Ai është lënduar po ashtu dhe është arrestuar. Një numër i madh i policëve gjenden në vendin e ngjarjes, ndërsa është raportuar se një person nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. 

Dëshmitarët thonë se i dyshuari kishte qëllim të qartë “të shkaktonte shumë viktima”. Ata thonë se ai po ecte me dy thika të mëdha dhe se derisa sulmonte bërtiste “Allahu akbar”. 

Mësohet se i dyshuari përfundimisht arriti të ndalohej nga një trajner personal. 32-vjeçari Reniel kur pa se çfarë po ndodhte mori masa ndaj të dyshuarit duke e lënë pa ndjenja. 

Sipas policisë ngjarja nisi në një garazh pranë. Një person kishte mbetur i plagosur rëndë aty. Më pas i dyshuari u ngjit në urë dhe e goditi me thikë një person të dytë, i cili nuk u mbijetoi plagëve. 

“Më pas u bujë në tarracën e restorantit Gorgeous. I dyshuari u ndal nga kalimtarët pranë muzeut Remastered. Ai gjithashtu u dërgua në spital me lëndime”, ka thënë një zëdhënës i policisë.