Botë

Sulm me dron në Abu Dhabi, vriten tre persona

Një sulm me dron ka ndodhur në Abu Dhabi, në një objekt kyç të naftës, ku si pasojë kanë vdekur tre persona, ndërsa po ashtu shkaktoi edhe zjarr në aeroportin ndërkombëtar, raporton agjencia AP.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë rebelët e grupit Houthi nga Jemeni.

Policia e Emirateve ka identifikuar të vdekurit. Dy janë shtetas të Indisë dhe një i Pakistanit. Gjashtë persona janë plagosur në një zonë industriale, ku kompania shtetërore energjetike e Abu Dhabit drejton një rrjet tubacionesh dhe një objekt magazinimi të cisternave të naftës.