Lufta në Ukrainë

Sulm masiv rus ndaj rrjetit energjetik në Ukrainë

Sulmi ndaj sistemit energjetik ne Ukraine

Foto: Associated Press

Rusia ka lëshuar një sulm masiv me raketa dhe dronë të mërkurën në mëngjes, ndërsa cak kishin pasur objektet energjetike anembanë Ukrainës, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton “BBC”. 

Më shumë se 50 raketa dhe 20 dronë janë përdorur në sulm, tha Zelensky në një postim në platformën “X”. 

Shënon sulmin e fundit në një varg sulmesh ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës, për të cilin Moska insiston se është një objektiv legjitim ushtarak. 

Sulmet shënjestruan shtatë rajone në Ukrainë dhe ndodhën në ditën kur Ukraina përkujton mposhtjen e nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Zelensky tërhoqi paralele mes pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik dhe pushtimit rus të Ukrainës, duke iu referuar regjimit të presidentit rus Vladimir Rus si “nazistët e Moskës”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se sulmet ishin përgjigje ndaj sulmeve ukrainase në objektet e tyre energjetike. 

Ndërsa Ukraina ka shënjestruar disa depo ruse të naftës në javët e fundit, Rusia ka bombarduar termocentralet e Ukrainës që nga dimri i vitit 2022. 

Ofensiva e fundit e Rusisë ndaj rrjetit energjetik ukrainas nisi në mars. Valët e sulmeve detyruan autoritetet në Ukrainë të vendosin ndërprerje të vazhdueshme të rrymës në disa rajone. 

Të martën, Putin u betua për mandatin e tij të pestë si president dhe tha se Rusia do të dalë edhe më e fortë. 

Zelensky e akuzoi Rusinë se “po demonstron se nazizmi është rishfaqur me çdo krim që po bën”. 

“Kësaj radhe, ai thjeshtë ka një etiketë të re: ‘Made in Russia’”, tha Zelensky.