Partitë politike në Suedi janë pajtuar që qytetarët me dyshtetësi që kryejnë krime që cenojnë sigurinë kombëtare, do ta humbin nënshtetësinë.
Një komitet ndërpartiak rekomandoi që ndryshimi duhet të aplikohet për këdo që ka përdorur ryshfet apo informacion të rreme për ta marrë nënshtetësinë; po ashtu nëse ata kanë kryer krime që ishin kërcënim për shtetin apo binin nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Por, ai u ndal në propozimet e qeverisë që kjo të aplikohet vetëm për ata që cenojnë sigurinë kombëtare.
Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, ka thënë se Suedia po përballet me “ekstremizëm ekstrem, akterë shtetërore që veprojnë në mënyrë armiqësore ndaj Serbisë, si dhe krim të organizuar”.
Sipas Kushtetutës së Suedisë, heqja e shtetësisë nuk lejohet dhe një votim do të mbahet në parlament vitin e ardhshëm për ndryshimin e ligjeve.