Botë

Suedia mbyll hetimet për “Nord Stream”, çka e shkaktoi shpërthimin?

Nord Stream

Hetuesit suedezë nuk arritën të përcaktojnë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin e tubacioneve të gazit “Nord Stream” të Rusisë dhe e mbyllën çështjen, ka thënë kryeministri suedez Ulf Kristersson të shtunën.

“Ne kemi kryer hetim zyrtar sepse ka ndodhur në zonën ekonomike të Suedisë, jo në territorin e saj. Hetimi është bërë në mënyrë tradicionale dhe hetuesit kanë konstatuar se nuk mund të akuzojnë askënd. S’ka pasur të dyshuar, kështu që çështja është mbyllur”, ka thënë Kristersson për revistën britanike “Time”.

Prokurori suedez Mats Ljungqvist ka thënë në shkurt se hetimi për shpërthimet në tubacionet e gazit po ndërpritet pasi nukbie nën juridiksionin suedez dhe se materialet i janë dorëzuar Gjermanisë nga zyra e prokurorit.

Në atë kohë, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Yury Kokov, pati thënë se vendimi i Stokholmit ishte i pritshëm, sepse “qëllimi i tyre që në fillim ishte të fshehin rrethanat reale dhe organizatorët e vërtetë të këtij sulmi të paprecedentë terrorist”.

Dëmtimi në gazsjellësin Nord Stream u zbulua më 26 shtator të vitit të kaluar.

Gjermania, Danimarka dhe Suedia nuk përjashtuan mundësinë e një sabotimi dhe njoftuan në atë kohë se do të kryenin hetime kombëtare për shpërthimin.

SHBA-ja pati mohuar përfshirjen.