Botë

Suedia i jep fund financimit për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë

Suedi

Suedia nuk do ta financojë më agjencinë e OKB-së (UNRWA) dhe në vend të kësaj do të ofrojë ndihmë të përgjithshme humanitare për Gazën përmes kanaleve të tjera, ka njoftuar vendi nordik të premten.

Izraeli, i cili ka raportuar se do të ndalojë operacionet e UNRWA-s në vend nga fundi i janarit, akuzon agjencinë se është përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023, të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit që shkaktuan luftën 14-mujore në Gaza.

“Mbështetja thelbësore e qeverisë për UNRWA-n përfundon”, ka njoftuar Ministria e Jashtme suedeze në një deklaratë.

Ligji i ri izraelit nuk ndalon drejtpërdrejt operacionet e UNRWA-s në Bregun Perëndimor dhe Gaza, por do të ketë një ndikim të madh në aftësinë e UNRWA-së për të punuar., raporton Reuters.

Suedia planifikon të rrisë ndihmën e saj të përgjithshme humanitare për Gazën vitin e ardhshëm në 800 milionë krona suedeze (72.44 milionë dollarë) nga 451 milionë krona suedeze të shpenzuara këtë vit, bëri të ditur Ministria e Jashtme.

Ndihma do të zhvillohet përmes disa organizatave duke përfshirë Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), Fondin e OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Fondin e OKB-së për Popullsinë (UNFPA) dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), shtoi Ministria.

“Ne hedhim poshtë idenë për të gjetur alternativa për UNRWA-n, e cila ka një mandat të veçantë për të ofruar shërbime për refugjatët palestinezë”, ka deklaruar Ambasada palestineze në Stkoholm.

Refugjatët mbështetet në kujdesin shëndetësor, arsimin, ndihmën emergjente dhe ndihmën humanitare të UNRWA-s, thuhet në njoftim.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dha mbështetjen e saj pas UNRWA-s këtë muaj, duke kërkuar që Izraeli të respektojë mandatin e agjencisë dhe “të mundësojë që operacionet e saj të vazhdojnë pa pengesa ose kufizime”.