Botë

Suedia do të ndajë 1,59 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën

Ukraine, ushtari ukrainas

Foto: Associated Press

Suedia ka njoftuar të hënën një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, me vlerë 1.59 miliardë dollarë, paketa më e madhe deri më tani nga vendi nordik.

Suedia ka thënë se dëshiron ta ndihmojë Kievin të forcojë pozicionin e tij në bisedimet për përfundimin e luftës, raporton Reuters.

Pjesa më e madhe e paketës do të përbëhet nga pajisje të reja që do të blihen në proceset e udhëhequra nga Administrata Suedeze e Materialeve të Mbrojtjes, ka thënë në një konferencë shtypi ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson.

"Tani jemi në një fazë kritike të luftës. Fokusi ynë është tani në mbështetjen e Ukrainës sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që ajo të mund të marrë një pozicion të fortë gjatë këtyre negociatave”, ka thënë ai.

Jonson ka thënë se të gjitha vendet evropiane tani duhet të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën.

"Më shumë duhet të bëjnë më shumë”, ka shtuar ai.

Që nga marrja e detyrës në janar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka synuar të ndërmjetësojë një armëpushim për t'i dhënë fund luftimeve në luftën trevjeçare në Ukrainë.

Qeveria ka thënë se Suedia do të rrisë ndihmën për Ukrainën këtë vit, duke rritur shpërndarjen e buxhetit për vitin 2025 në 40 miliardë korona nga 25 miliardë të parashikuara më parë, për të ndihmuar luftën e Kievit kundër pushtimit rus.