Klientët dhe stafi në një dyqan të Ikeas në Danimarkë janë detyruar të flenë aty pasi u bllokuan nga një stuhi dëbore.
Deri në 30cm borë ra në qytetin Aalborg, duke ua bërë të pamundur të paktën 25 punonjësve dhe klientëve të shkojnë në shtëpi.
Kështu grupi u shtri në sallën ekspozuese, darkoi me ushqimin e dyqanit dhe shikoi televizor.
Pjesë të Danimarkës veriore u prekën rëndë nga bora, me 300 njerëz që kaluan natën në aeroportin e Aalborg.
Policia ka këshilluar që shoferët të mos vozisin në rajon për shkak të kushteve atmosferike.
Disa anëtarë të stafit nga një dyqan lodrash ngjitur, kërkuan gjithashtu strehë nga dyqani Ikea, përcjell BBC.
Menaxheri i dyqanit, Peter Elmrose, tha se grupi flinte në sallonin e ekspozitës, ku ka krevate, dyshekë dhe divane-krevat.
"Kjo është sigurisht një situatë e re për ne", i tha ai gazetës lokale Nordjyske.