Studentët e kolegjeve kanë marshuar në qendër të Stambollit të enjten për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut të qytetit, Ekrem Imamoglu një ditë më parë.
Imamoglu, një udhëheqës popullor i opozitës dhe rivali kryesor i presidentit, Recep Tayyip Erdogan, është arrestuar pas një bastisjeje në rezidencën e tij të mërkurën, si pjesë e hetimeve për lidhjet e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm, raporton AP.
Dhjetëra figura të tjera të njohura janë arrestuar gjithashtu.
Arrestimet kanë thelluar shqetësimet mbi demokracinë dhe kanë shkaktuar protesta në Stamboll dhe gjetkë, pavarësisht ndalimit katër-ditor të demonstratave në qytet dhe mbylljes së rrugëve.
LEXO EDHE: